Kanadaja vendosi ndalime për mbi 10.000 zyrtarë të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), përfshirë Forcën e saj elitare Quds, për reagimin “brutale” ndaj protestave masive, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne po përdorim mjetet më të fuqishme që kemi në dispozicion për të goditur këtë regjim brutal. Qeveria jonë do të vazhdojë të ndjekë të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”, tha kryeministri Justin Trudeau.
“Kjo do t’i bëjë më përgjegjës rreth 50 për qind të udhëheqësve të lartë IRGC-së, mbi 10.000 oficerët dhe anëtarë të lartë, për këtë sjellje të urryer shtetërore të papranueshme për Kanadanë, duke u mohuar atyre qasjen në territorin dhe mundësitë kanadeze”, shtoi ai.
Trudeau theksoi se vendimi është i përhershëm dhe se të sanksionuarit do të jenë “të papranueshëm për Kanadanë përgjithmonë”.
Vendimi vjen pasi Kanadaja shënon 1.000 ditë që kur Fluturimi 752 i kompanisë Ukraina International Airlines u rrëzua nga IRGC teksa po nisej nga Teherani, duke vrarë të gjithë 176 pasagjerët në bord, duke përfshirë 57 qytetarë kanadezë.
Gjithashtu bëhet e ditur se Kanadaja nuk do të tolerojë transaksione financiare me Iranin që janë të lidhura me IRGC-në dhe përfaqësuesit e saj.
Irani është përfshirë nga trazirat masive popullore për javë të tëra pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini muajin e kaluar.
Amini vdiq më 16 shtator në rrethana misterioze pasi u arrestua nga Policia e Moralit në Teheran për gjoja shkelje të kodit islamik të veshjes.
Zyrtarët iranianë janë përpjekur të shfaqin vdekjen e Aminit si rezultat i një ataku kardiak që ajo pësoi gjatë kohës që ishte në paraburgim, por ky shpjegim është kundërshtuar nga protestuesit dhe familja e Aminit, të cilët thonë se ajo u rrah brutalisht për vdekje. /aa
“We’re taking steps that will raise the bar internationally in holding Iran accountable,” Prime Minister Justin Trudeau says at a news conference in Ottawa as he outlines a series of new measures targeting Iran.#cdnpoli pic.twitter.com/RtJPfVTTbv
— CPAC (@CPAC_TV) October 7, 2022