RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania regjistron mbi 1 milion refugjatë ukrainas

gjermania-regjistron-mbi-1-milion-refugjate-ukrainas

Mbi 1 milion ukrainas janë larguar në Gjermani që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane.

“Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 1 002 763 persona në vend”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser për T-Online.

Të dhënat e fundit nga zyra e statistikave të BE-së “Eurostat” treguan se Polonia kishte pranuar një numër të madh refugjatësh ukrainas që ikën nga pushtimi rus në gusht (67 280), e ndjekur nga Gjermania (62 140).

Ndërkohë, rreth 9 715 ukrainas u regjistruan në Rumani, e ndjekur nga Franca me 6 410 dhe Spanja me 6 165 refugjatë që kërkonin mbrojtje.

Krahasuar me muajin e kaluar, numri i refugjatëve ukrainas që mbërritën në Poloni u rrit me 9 990, sipas “Eurostat”, një fluks në rritje u regjistrua gjithashtu në Francë dhe Rumani. /atsh

Related posts

Shuhet pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në Shqipëri

admin

Forcat izraelite vrasin 2 palestinezë në një bastisje në Bregun Perëndimor të pushtuar

rezart morina

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë

admin