RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania asgjëson 790 milionë maska

gjermania-asgjeson-790-milione-maska

Gjermania do të asgjësojë 790 milionë maska për shkak të skadimit të afatit të përdorimit.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” njoftoi se qeveria kishte blerë 5,8 miliardë maska për gjashtë miliardë euro në kohën e pandemisë së COVID-19.

Më tej thuhet se 790 milionë maskat, të cilave u ka skaduar afati dhe nuk janë përdorur kurrë, do të asgjësohen me djegie.

Raporti thekson se bëhet fjalë për 60 milionë maska të tipit FFP2 si dhe maska të tjera mjekësore, të cilat nuk mund të përdoren më për shkak të skadimit të afatit. /atsh

Related posts

Prokurori: Aksioni u realizua kryesisht në prona të cilat janë evidentuar si të Radoiçiqit

Muhamet Ramadani

Rusia: Ukraina dhe vendet perëndimore përdorin organizatat terroriste në kryerjen e krimeve

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA

admin