RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania asgjëson 790 milionë maska

gjermania-asgjeson-790-milione-maska

Gjermania do të asgjësojë 790 milionë maska për shkak të skadimit të afatit të përdorimit.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” njoftoi se qeveria kishte blerë 5,8 miliardë maska për gjashtë miliardë euro në kohën e pandemisë së COVID-19.

Më tej thuhet se 790 milionë maskat, të cilave u ka skaduar afati dhe nuk janë përdorur kurrë, do të asgjësohen me djegie.

Raporti thekson se bëhet fjalë për 60 milionë maska të tipit FFP2 si dhe maska të tjera mjekësore, të cilat nuk mund të përdoren më për shkak të skadimit të afatit. /atsh

Related posts

Italia gjobit ‘Ryanair’ me 256 milionë euro, shkak abuzimi me dominimin në treg!

admin

Baerbock: Serbia të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna

admin

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

admin