RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian, Raisi: Nuk do të shmangemi nga negociatat për marrëveshjen bërthamore

presidenti-iranian,-raisi:-nuk-do-te-shmangemi-nga-negociatat-per-marreveshjen-berthamore

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha se nuk do të shmangen nga tryeza e negociatave për marrëveshjen bërthamore por që nuk do ta lidhin përparimin e vendit me kërkesat e vendeve perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane IRNA, presidenti Raisi mbajti një fjalim në Universitetin Al-Zahra në kryeqytetin Teheran.

“Ata thanë që ‘dakordohuni me ne dhe nënshkruani marrëveshjet që kemi shprehur në mënyrë që të zgjidhen problemet e vendit tuaj‘. Ndërsa ne thamë se jemi të gatshëm për negociata dinjitoze. Ne nuk shmangemi nga tryeza e negociatave sepse kemi kërkesa të logjikshme”, deklaroi Raisi duke shtuar se vendi i tij nuk do të shmanget nga negociatat për marrëveshjen bërthamore të cilat ende nuk kanë mundur të arrijnë në një përfundim.

Ai tha se lidhur me këtë çështje ka diskutuar në New York me presidentin francez Emmanuel Macron. “Nga Macron dhe ekspertët në New York kërkova që të deklarohen se cilat nga kërkesat tona nuk janë të logjikshme. Më pas e pranuan se fjalët e mia mund të mbroheshin”, tha Raisi.

“Ne nuk kemi përjashtuar asnjëherë negociatat dinjitoze por përparimin e vendit nuk do ta lidhim me buzëqeshjen ose të vrenjturën e tyre”, tha presidenti iranian.

Duke folur për protestat që filluan në Iran pas vdekjes së Mahsa Aminit dhe të cilat u përhapën më pas edhe në universitete, Raisi theksoi se në ngjarjet që shkaktojnë vdekje në vend “shihen shenja të armikut”. “Studentët dhe profesorët tanë janë të zgjuar. Nuk do të lejojnë që ëndrrat e rreme të armikut të realizohen dhe do të bëjnë që planet e armikut të dështojnë”, tha ai.

– Studentët e arrestuar në protestat e mbajtura nëpër universitete

Universitetet “Amir Kabir” dhe “Shahid Beheshti” në deklarata të ndara njoftuan se studentët e arrestuar në protesta janë liruar të gjithë.

Zëvendës rektori përgjegjës për çështjet e studentëve në Universitetin e Teheranit, Ali Reza Vechi tha se shumica e studentëve janë liruar dhe se autoritetet e kanë njoftuar se brenda tre ditëve do të lirohen të gjithë studentët.

Related posts

Kryeministri spanjoll: Qëndrimi për Ukrainën dhe Grenlandën të vlejë edhe për Gazën dhe Libanin

admin

Të paktën 22 të vdekur pasi një vinç ndërtimi ra mbi një tren në verilindje të Tajlandës

Muhamet Ramadani

Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA vazhdon presionin për armëpushimin

admin