RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Deputeti ukrainas flet shqip në Asamblenë e KiE-së, kërkon që të njihet pavarësia e Kosovës

Deputeti i Ukrainës, Oleksii Goncharenkjo, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur edhe në gjuhën shqipe, duke thënë se “Kosova është Evropë”.

Në sesionin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ai u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Këtë dua ta them veçanërisht për Kosovën. Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës ku 12 vende nuk e kanë njohur. Ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë”.

“Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, ta njohim Kosovën dhe së bashku të ecim përpara. Kosova është Evropë”, është shprehur Goncharenkjo.

Lidhur me këtë fjalim të deputetit ukrainas ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo e ka quajtur fjalim të fuqishëm atë të Goncharenkjos, ndërsa ka thënë se Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirë dhe demokracisë.

“Fjalim i fuqishëm nga deputeti Oleksii Goncharenkjo për të drejtën e Kosovës për t’u ulur në mesin e evropianëve të tjerë në Këshillin e Evropës. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Related posts

Izraeli sulmon qytetin e Khan Younisit, vriten të paktën 8 persona

admin

OKB: Së paku 55 migrantë të mbytur pranë Libisë

Muhamet Ramadani

OKB: Gati 10.000 civilë janë vrarë në Ukrainë prej nisjes së luftës

Muhamet Ramadani