RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liderët e G7 zotohen pas takimit: Putin do të mbajë përgjegjësi për sulmet në Ukrainë

lideret-e-g7-zotohen-pas-takimit:-putin-do-te-mbaje-pergjegjesi-per-sulmet-ne-ukraine

Krerët e vendeve të G7 u zotuan se Vladimir Putin dhe persona të tjerë do të mbajnë përgjegjësi për sulmet më të fundit në Ukrainë.

Në përfundim të takimit të tyre virtual, liderët dolën në një deklaratë të përbashkët në të cilën dënuan veprimet e Rusisë në Ukrainë, shkruan CNN.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në takimin virtual dhe bëri thirrje për një kufizim çmimi për eksportet e naftës dhe gazit të Rusisë, duke argumentuar se kjo do të afronte paqen, raporton BBC.

Zelensky gjithashtu u kërkoi udhëheqësve të G7 që urgjentisht të sigurojnë armatim të avancuar për të krijuar mburojë ajrore për Ukrainën dhe propozoi vendosjen e një misioni vëzhgues ndërkombëtar në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, një aleat kyç i Rusisë.

Related posts

Gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Kushtrim Guraj

Socialistët e Spanjës fitojnë votën katalanase ndërsa partitë pro-pavarësisë humbasin terren

admin

Veriu i Mitrovicës mbushet me grafite të reja, bëhet thirrje për rezistencë që nga 21 nëntori

admin