RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon edhe sot sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në Brezovicë

vazhdon-edhe-sot-sekuestrimi-i-objekteve-te-ndertuara-ne-brezovice

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës edhe sot është duke vazhduar operacionin e njohur si rasti “Brezovica”.

Që nga orët e para të mëngjesit, të njëjtit kanë zbarkuar në Brezovicë, ku edhe po zhvillohet vazhdimi i aksionit të djeshëm që lidhet me sekuestrimin e objekteve të ndërtimit në Brezovicë-Zona e II-të, e Parkut Kombëtar Sharri.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Prokurori, Rasim Maloku.

“Vazhdon operacioni i sekuestrimit edhe sot”,deklaroi Maloku.

Ndryshe nga kjo prokurori u tha se raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamentit për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Brezovicë janë sekuestruar “përkohësisht”, rreth 100 vila.

Related posts

Britani e Madhe, numri i të burgosurve shënon një rekord të ri

Muhamet Ramadani

Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Vuajtjet e njerëzimit bërtasin! Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe të rinjtë në vijën e parë të frontit

admin

Lajçak: Nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni

admin