RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Kazakistan nga presidenti Tokayev

presidenti-erdogan-pritet-me-ceremoni-zyrtare-ne-kazakistan-nga-presidenti-tokayev

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Astana ku ndodhet për vizitë u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e pritjes që u mbajt në pallatin presidencial Akorda, Erdoğan dhe Tokayev i prezantuan njëri-tjetrit delegacionet e tyre.

Erdoğan dhe Tokayev zunë vendet e tyre në zonën e ceremonisë dhe më pas u intonuan himnet kombëtare të dy vendeve.

Pas përshëndetjes së trupës ceremoniale, Erdoğan dhe Tokayev kaluan në takimin kokë më kokë dhe më pas në takime ndërmjet delegacioneve.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, ministri i Tregtisë, Mehmet Muş, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, zv.kryetari i përgjithshëm i AK Partisë Binali Yıldırım, zv.kryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan, kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.

Related posts

Presidenti i Estonisë Alar Karis viziton Shqipërinë, në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe qeverisja elektronike

admin

Një Mal i Zi më i lidhur me Serbinë?!

admin

Tërmet me magnitudë 7.2 ballë në kufirin Kinë-Taxhikistan

rezart morina