RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çad, 2.1 milionë njerëz në luftë me urinë

cad,-2.1-milione-njerez-ne-lufte-me-urine

Problemi ushqimor për shkak të ndryshimeve klimatike dhe konflikteve ka lënë të uritur 2.1 milionë njerëz në Çad të Afrikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Programit Botëror të Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) thuhet se ndryshimet klimatike dhe konfliktet shkaktuan që miliona njerëz të kenë probleme ushqimore në Çad.

Duke theksuar se 42 për qind e popullsisë ka probleme me ushqimin, 2.1 milionë banorë të Çadit po luftojnë me urinë e rëndë.

Theksohet se 10 për qind e fëmijëve nën 5-vjeç në vend vuajnë nga uria e rëndë.

Në vendin e Afrikës Qendrore të Çadit, rreth 1 milion njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të krizës ushqimore dhe konflikteve.

Related posts

Shefi i NATO-s, Rutte: Aleanca është në rrugë më të fortë, më pak e varur nga një aleat i vetëm

Kushtrim Guraj

Ndahen 15 milionë euro për Rezervën Shtetërore, origjina e produkteve kryesisht nga Kosova

admin

Lajçak: Nisja e reduktimit të policëve, hap i rëndësishëm drejt deeskalimit në veri

Muhamet Ramadani