RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Reagon Shtëpia e të Moshuarve në Pejë: Ngjarja na ka lënë pa fjalë

reagon-shtepia-e-te-moshuarve-ne-peje:-ngjarja-na-ka-lene-pa-fjale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe institucioni ku ka ndodhur ngjarja.

Aksionari më i madh i këtij institucioni Anton Rasaj ka kërkuar ndjesë për pamjet.

Ai thotë se sapo ka parë pamjet ka reaguar me urgjencë.

“Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosem t’i investojmë në vendlindje. kemi punësuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkatdhetarët tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef”, ka njoftuar Orenda.

“Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinjatë. Nuk kam fjale ta përshkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve”.

“Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do ti ndjekim përgjegjësit në procedura tjera ligjore po ashtu”.

Rasaj ka thënë se do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm.

Related posts

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë ofensivën në Rafah

Muhamet Ramadani

Një snajper izraelit qëllon një grua palestineze dhe djalin e saj në mes të rrugës në Gaza

admin

Siria zgjat armëpushimin me SDF/YPG për 15 ditë, SHBA transferon të burgosur të ISIS-it në Irak

RTI