RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

SHBA-ja falënderon Turqinë për korridorin e drithit

shba-ja-falenderon-turqine-per-korridorin-e-drithit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka përcjellë falënderime për rivendosjen në funksion të korridorit të drithit si rezultat i përpjekjeve të Ankarasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme turke nëpërmjet një deklarate me shkrim ka bërë të ditur se Çavuşoğlu dhe homologu i tij Blinken kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Në deklaratë thuhet se në bisedë, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit për çështjen e Ukrainës dhe kryesisht për korridorin e drithit, Çavuşoğlu ka informuar Blinken-in rreth përpjekjeve të bëra nga Turqia për të mundësuar vazhdimin e funksionimit pa problem të marrëveshjes së drithit, ndërsa edhe sekretari amerikan Blinken theksohet se ka përcjellë falënderimet e tij për rivendosjen në funksion të korridorit të drithit si rezultat i përpjekjeve të Turqisë.

Në bisedë është folur edhe për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe modernizimin e flotës së avionëve F-16 të Turqisë, thuhet në deklaratën, ku njoftohet se Çavuşoğlu e ka informuar Blinken-in rreth rezolutës që Turqia ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për zero mbetje.

Rusia më 29 tetor njoftoi pezullimin e marrëveshjes lidhur me daljen e produkteve të drithit nga Ukraina.

Ministria e Jashtme e akuzoi Ukrainën për abuzim me korridorin humanitar të formuar për eksportin e drithit dhe për kryerjen e sulmeve ajrore dhe detare me mjete ajrore pa pilot kundër infrastrukturës dhe flotës së anijeve ruse të Deti të Zi në bazën detare në Sivastopol.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në një deklaratë të bërë sot njoftoi se korridori i drithit është rihapur ashtu si më parë.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes, në një deklaratë njoftoi se “Moska i ka gjetur të mjaftueshme garancitë që ka marrë dhe se qeveria e Moskës do të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e drithit”.

Related posts

Von der Leyen bën thirrje për “veprim të menjëhershëm” në lidhje me migracionin

admin

Arabia Saudite heq kufizimet për numrin e hanxhinjve

admin

Kosova ka popullsinë më të re në rajon – Serbia po plaket

admin