RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbyllet qendra “Orenda” në Pejë, ku u rrah dhe keqtrajtua e moshuara

mbyllet-qendra-“orenda”-ne-peje,-ku-u-rrah-dhe-keqtrajtua-e-moshuara

Ministria e Financave ka njoftuar se i është revokuar licenca shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë prej nga dolën pamjet e dhunimit të një të moshuare që ishte banore e kësaj shtëpie.

Ministria njoftoi se Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor, e hënë, obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

Gjatë ditë së sotme, në Gjakovë është mbajtur një protestë ku është kërkuar edhe mbyllja e kësaj shtëpie për të moshuarit pas pamjeve të dhunës.

Related posts

Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19

admin

Tre persona arrestohen për dhunë në familje

admin

Këshilli i Sigurimit të OKB, Guterres: Lindja e Mesme në prag të konfliktit, rreziku është real!

rezart morina