RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: NATO po bën një gabim shumë të madh duke mos iu bashkuar luftës me Iranin

trump:-nato-po-ben-nje-gabim-shume-te-madh-duke-mos-iu-bashkuar-luftes-me-iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër aleatët e NATO-s për mos angazhimin e tyre në luftën kundër Iranit, duke pretenduar se aleanca po “bën një gabim shumë të madh”, transmeton Anadolu.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë me liderin irlandez, Micheal Martin, Trump tha se ishte i “befasuar” nga qëndrimi i NATO-s, edhe pse ata kishin rënë dakord se lufta me Iranin ishte “një gjë shumë e rëndësishme për t’u bërë”.

“Prandaj mendoj se NATO po bën një gabim shumë të madh”, tha ai, duke shtuar se “ky ishte një test i madh, sepse ne nuk kemi nevojë për ta, por ata duhej të ishin aty”.

I pyetur për ndonjë pasojë ndaj NATO-s, ai u përgjigj “jo,” por tha se “nuk është mirë për një partneritet”.

Ai argumentoi se “të gjithë në botë duhet të jenë shumë mirënjohës” për luftën e SHBA-së kundër Iranit dhe përsëriti zhgënjimin e tij ndaj NATO-s dhe “disa vendeve të tjera”, pa i identifikuar ato.

Related posts

I ka mbijetuar 30 kalimeve të paligjshme me gomone, 18-vjeçarja rrëfen udhëtimin e “tmerrit” ku vdiqën 5 emigrantë: Varka ishte e mbushur me njerëz të armatosur dhe…

admin

Bregu Perëndimor, një rrugë merr emrin e ushtarit amerikan Bushnell i cili dogji veten për Gazën

Muhamet Ramadani

Ministri francez i Arsimit: Nuk bëhen dallime mes nxënësve në bazë të fesë

Muhamet Ramadani