RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në Mitrovicë shfaqen posterët ‘Putini në Kosovë’

ne-mitrovice-shfaqen-posteret-‘putini-ne-kosove’

Largimi nga institucionet i përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës bëri që gjatë të shtunës të ketë tensione në pjesën veriore të vendit.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve, vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.

Këtë vendim, Lista Serbe e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Gjuriq ishte suspenduar pasi refuzoi të zbatojë vendimin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Pas këtij veprimi, pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb zhveshën uniformat e tyre. U tha se ky vendim vlen deri në një njoftim, siç e quajtën ata, të arsyeshëm të Prishtinës për të respektuar marrëveshjet e Brukselit.

Për të mos mjaftuar kjo, që nga dita e djeshme strukturat paralele serbe të drejtuar nga bandat kriminale kanë vazhduar të kërcënojnë me destabilizim të vendit. Të shtunën në mesnatë është publikuar një video ku shihen disa persona të maskuar në veri të Kosovës.

Sipas pamjeve të siguruara nga Istraga, vërehet se këta të maskuar shtënë me armë dhe bërtasin duke thënë se janë kthyer, duke aluduar për Kosovën.

Po ashtu, në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur posterët me mbishkrimin “Putini në Kosovë” së bashku me flamurët rusë, krah atyre serbë.

Related posts

Kurti takon ambasadorin Hovenier

Muhamet Ramadani

Lufta në Gaza/ Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit dhe Hamasit: Ndaloni gjakderdhjen!

Muhamet Ramadani

153 milionë euro më pak mallra serbe në Kosovë më 2023, krahasuar me 2022

admin