RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zbritet çmimi i naftës në Kosovë

zbritet-cmimi-i-naftes-ne-kosove

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 48 orët e fundit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.69 euro për litër, i benzinës me 1.35 euro dhe i gazit me 0.76 euro. Pra, ka në rënie prej 1 cent për, ndërsa ka mbetur i pandryshuar ai i benzinës dhe gazit.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së dielës dhe janë të vlefshme edhe për të hënën e javës së ardhshme.

Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë të njëjtin vendim.

Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, i kishin kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) për shitje me shumicë të jetë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

Edhe në muajin mars, ishte marrë vendimi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind.

Related posts

Tajvan, 52 persona akoma të zhdukur pas tërmetit të fuqishëm

Muhamet Ramadani

Të plagosur nga sulmi i kolonëve izraelitë në fshatin Yatma, në jug të Nablusit

admin

Erdoğan: Turqia e shqetësuar nga rritja e diskursit dhe veprimeve anti-islamike në Evropë – VIDEO

Muhamet Ramadani