RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: Kemi një çështje të madhe në Ballkan, paqja përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës

rama:-kemi-nje-ceshtje-te-madhe-ne-ballkan,-paqja-perfundimtare-midis-serbise-dhe-kosoves

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ndërkohë ai ishte pjesë e panelit “Universializëm kur mundesh dhe multilaterizëm kur duhet”, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency(AA).

Në fjalën e tij, Rama tha se nëse flasin për komunitetin, politikën evropiane, “kemi dobësitë tona sepse e dimë shumë mirë që në Ballkan, Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë demet më të mëdha për shkak të ndasive historike në Ballkan që ende janë të pranishme”.

“Kemi një çështje të madhe në Ballkan që është çështja e paqes përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës, por në të njëjtën kohë është vërtetë e rëndësishme që të shihet që Ballkani është i bashkuar. Të gjitha vendet tona në Ballkan votojnë njësoj në Kombet e Bashkuara kur është fjala për qëndrimin e të gjithë komunitetit përkundrejt agresionit, tërësisë territoriale e kështu me radhë”, u shpreh Rama.

Rama foli edhe në lidhje me ndihmën e Turqisë dhe vendeve të tjera për pandeminë COVID-19, ku thekoi se “Pa Kinën, pa Rusinë, pa Turqinë ne nuk do t’i kishim mbijetuar valës së parë të COVID-it sepse vaksinat nuk erdhën nga BE, vaksinat erdhën pikërisht nga këto tre vende. Mendoj që kjo shërbeu edhe si një përfaqësuese tjetër e idesë që presidenti Macron riprezantoi që kur mori detyrën, për të qenë të sinqertë, që nuk na duhet të presim që të na bjerë katastrofa apo lëre më edhe lufta për t’u bërë bashkë”.

Në kuadër të forumit, Kryeministri Rama ishte pjesë edhe panelit “Mobilizimi ndërkombëtar për Observatorin për Informim dhe Demokraci”, ku Shqipëria ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për aderimin në Partneritetin Ndërkombëtar për Informim dhe Demokraci.

Forumi i Paqes në Paris është një platformë e hapur për të zhvilluar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe veprimin kolektiv, në përgjigje të sfidave globale.

Related posts

Pesë orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

admin

Biden: Do të mposhtim industrinë e armëve

rezart morina

Akuzohen për terrorizëm/ Përfundon seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë

admin