RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori i SHBA-së shpreson që bisedimet për F-35 me Turqinë të sjellin përparim në muajt e ardhshëm

ambasadori-i-shba-se-shpreson-qe-bisedimet-per-f-35-me-turqine-te-sjellin-perparim-ne-muajt-e-ardhshem

Ambasadori i SHBA-së në Turqi, Tom Barrack tha sot se Washingtoni është i angazhuar në “diskutime të vazhdueshme” me Ankaranë mbi përpjekjen e saj për t’u ribashkuar me programin e avionëve luftarakë F-35, duke shprehur shpresën për “përparim” në muajt e ardhshëm, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X, Barrack tha se bisedimet përqendrohen në dëshirën e Turqisë për t’u ribashkuar me programin F-35 dhe posedimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 të prodhuar në Rusi.

“Siç përcaktohet në ligjin e SHBA-së, Turqia nuk duhet të operojë më dhe as të posedojë sistemin S-400 për t’u rikthyer në programin F-35”, shkroi ai. Barrack tha se marrëdhënia pozitive midis presidentit Donald Trump dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan ka krijuar atmosferë të re bashkëpunimi, duke çuar në bisedat më të frytshme që kemi pasur mbi këtë temë në gati një dekadë.

“Shpresa jonë është që këto bisedime të sjellin përparim në muajt e ardhshëm që përmbush kërkesat e sigurisë të SHBA-së dhe Turqisë”, shtoi ai.

SHBA-ja e pezulloi Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35 në vitin 2019, pasi kundërshtoi blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400, duke pretenduar se sistemi do të rrezikonte avionët luftarakë dhe nuk është i operueshëm me sistemet e NATO-s. Disa subjekte turke të mbrojtjes u sanksionuan sipas Aktit të Kundërshtimit të Kundërshtarëve të Amerikës Përmes Sanksioneve (CAATSA).

Edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka sinjalizuar përparim, duke thënë gjatë fundjavës se Ankaraja është afër zgjidhjes së mosmarrëveshjes së saj me Washingtonin mbi sanksionet CAATSA të lidhura me blerjen e S-400.

“Besoj se së shpejti do të gjejmë një mënyrë për të hequr këtë pengesë”, tha Fidan në margjinat e Forumit të Dohas.

Related posts

VIDEO/ Satelitët zbulojnë një njollë të madhe nafte pranë ishullit Kharg në Iran, dyshohet për përhapje në një sipërfaqe prej rreth 45 kilometrash katrorë

admin

UNRWA pezullon shpërndarjen e ushqimit në Rafah

admin

Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva vdekjeprurëse e Izraelit tejkalon 26.600

Muhamet Ramadani