RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia akuzon Perëndimin për militarizimin e Azisë Juglindore

rusia-akuzon-perendimin-per-militarizimin-e-azise-juglindore

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov thotë se Perëndimi po “militarizon” Azinë Juglindore për të përmbajtur interesat ruse dhe kineze.

Lavrov do të kryesojë delegacionin e Rusisë në samitin e G20-s që mbahet në Bali. i pari takim qëkur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt pasi Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është i zënë dhe nuk mund të marrë pjesë në samitin në Bali.

Ukraina pritet të jetë tema kryesore në agjendën e liderëve perëndimorë dhe ata ka gjasa që publikisht të konfrontohen me Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe të shtyjnë Kinën dhe Indinë – që më herët kanë shprehur shqetësime mbi luftën – që të kritikojë veprimet e Moskës.

Duke folur gjatë konferencës për media në përmbyllje të samitit të Shoqatës së shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kamboxhia, Lavrov kritikoi Shtetet e Bashkuara për veprimet e saj në rajon, të cilin edhe Rusia edhe Perëndimi e shohin si një fushëbetejë strategjike gjeopolitike në dekadat e ardhshme.

“SHBA-ja dhe aleatët e saj në NATO po tentojnë të zotërojnë këtë hapësirë”, tha Lavrov për gazetarët.

Ai tha se strategjia e Indo-Paqësorit e presidentit amerikan, Joe Biden, ishte një përpjekje për të shmangur “strukturat gjithëpërfshirëse” për bashkëpunim rajonal dhe do të përfshinte “militarizimin e këtij rajoni me synimin e dukshëm të frenimit të interesave të Kinës dhe Rusisë në Azi-Paqësor”. /euronews

Related posts

Joe Biden jep “OK”, Ukraina lejohet të godasë disa objektiva në Rusi me armë amerikane

admin

Sulmet në Rafah, tanket izraelite arrijnë në qendër të qytetit

admin

Komisioni për Buxhet miraton Projektligjin për ndarjen buxhetore për këtë vit, radha te Kuvendi

admin