RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë vrasin një grua palestineze në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-vrasin-nje-grua-palestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtarët izraelitë vranë një grua palestineze gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë thuhet se ushtarët izraelitë bastisën vendbanimin Beitunya në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Një grua palestineze e cila u qëllua me plumba të vërtetë në kokë nga forcat izraelite gjatë bastisjes humbi jetën.

Aktivistët palestinezë postuan një video në rrjetet sociale ku shiheshin ushtarët izraelitë duke shtënë ndaj automjetit që po drejtohej nga gruaja palestineze.

Burimet vendase thanë se trupi i gruas palestineze iu dorëzua familjes së saj.

Related posts

Zyrtarë të lartë amerikan takohen me delegacionin ukrainas, diskutojnë planin 28-pikësh të paqes

admin

Dy persona humbin jetën në një aksident në Suharekë

Muhamet Ramadani

Sulmet ajrore izraelite lënë pas gjurmë shkatërrimi në lagjen Dahiyeh të Bejrutit

admin