RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rruga Istiklal në Stamboll, përsëri e hapur për këmbësorët

rruga-istiklal-ne-stamboll,-perseri-e-hapur-per-kembesoret

Rruga e njohur Istiklal, pranë sheshit Taksim në Stamboll, është rihapur për këmbësorët pas shpërthimit vdekjeprurës të së dielës nga i cili jetën humbën tetë persona dhe 81 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rrugën e frekuentuar, e cila tashmë patrullohet nga policia, janë hequr ulëset.

Ndërkohë ministri turk i Brendshëm, Süleyman Soylu, njoftoi se është kapur personi i dyshuar në sulmin terrorist.

“Vlerësimi ynë është se urdhri për sulmin terrorist vdekjeprurës ka ardhur nga Ayn al-Arab në veri të Sirisë, ku PKK/YPG ka selinë e saj siriane”, shtoi Soylu.

Autoritetet dhe zyrtarët e shumë vendeve dhe organizatave ndërkombëtare dënuan sulmin e djeshëm me bombë që ndodhi në një rrugë të frekuentuar të Istambulit dhe dërguan mesazhe mbështetjeje për popullin dhe udhëheqjen e Turqisë.

Related posts

Konflikti Izrael-Hamas, Papa Françesku: Kjo nuk është luftë por terrorizëm

Muhamet Ramadani

​U arrestuan për bixhoz e skema piramidale, 19 të dyshuarit paraqiten në gjykatë

Hevzi

SHBA përgatitet të tërhiqet nga al-Shaddadi teksa avancon qeveria siriane

Muhamet Ramadani