Forcat izraelite arrestuan 45 palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtria izraelite ka arrestuar 45 palestinezë gjatë bastisjeve në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Në njoftim thuhet se 15 persona u arrestuan në Al-Khalil (Hebron) dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Njoftohet se në mesin e të arrestuarve ishin ish-të burgosur palestinezë dhe fëmijë.
Gjithashtu theksohet se forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 6.000 palestinezë që nga fillimi i vitit 2022, prej të ciiëve 141 ishin gra dhe 739 fëmijë.
Forcat izraelite, të cilët kryejnë bastisje të shpeshta në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.
Ushtarët izraelitë u përgjigjen me plumba të vërtetë, si dhe me plumba gome dhe gaz lotsjellës banorëve palestinezë të cilët reagojnë ndaj bastisjeve.