RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Polonisë: Sulmi besohet të jetë i paqëllimshëm nga forcat ukrainase

presidenti-i-polonise:-sulmi-besohet-te-jete-i-paqellimshem-nga-forcat-ukrainase

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha të mërkurën se nuk ka asnjë indikacion që shpërthimi i së martës në Poloni, që vrau dy persona, të ketë qenë “sulm i qëllimshëm”, duke shtuar se më shumë gjasa ka që të ketë qenë vetëm një fatkeqësi.

Ai shtoi se besohet që raketa e cila goditi një fshat kufitar në Poloni ishte e mbrojtjes ajrore ukrainase, por gjithashtu tha se përgjegjësia përfundimtare i takon Rusisë, që nisi një varg sulmesh me raketa drejt Ukrainës të martën.

“Absolutisht asgjë nuk jep indikacione që ky ishte një sulm i qëllimshëm mbi Poloninë… Ka shumë gjasa që ishte një raketë e përdorur për mbrojtje, që do të thotë se po përdorej nga forcat e mbrojtjes të Ukrainës”, tha Duda të mërkurën.

Ministria e Jashtme polake tha se një raketë e prodhuar nga Rusia ra në fshatin Przewodow, në Poloninë lindore, rreth gjashtë kilometra larg kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona më 15 nëntor, pas një dite granatimesh masive ruse të Ukrainës.

Ndërkohë, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se Polonia është ende duke e shqyrtuar mundësinë e aktivizimit të Nenit 4 të NATO-s, por shtoi se duket që një gjë e tillë të mos jetë e nevojshme. /rel

Related posts

Ushtria izraelite vret 13 persona gjatë bastisjes që kreu në jug të Sirisë

RTI

Kurti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, duhet marrëveshje me opozitën për presidentin

Muhamet Ramadani

Presidenti i Kroacisë: Kosova është një realitet, në të ardhmen do njihet nga gjithë vendet e BE

Muhamet Ramadani