RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së përshëndet zgjatjen e marrëveshjes së drithërave në Detin e Zi

shefi-i-okb-se-pershendet-zgjatjen-e-marreveshjes-se-dritherave-ne-detin-e-zi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur nga palët për vazhdimin e Iniciativës së Drithërave të Detit të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përshëndes marrëveshjen e të gjitha palëve për të vazhduar Iniciativën e Drithërave të Detit të Zi, për të lehtësuar lundrimin e sigurt të eksportit të drithërave, produkteve ushqimore dhe plehrave bujqësore nga Ukraina”, tha Guterres në një postim në Twitter.

Guterres shtoi se iniciativa tregon rëndësinë e “diplomacisë së matur” në gjetjen e zgjidhjeve shumëpalëshe.

Më 22 korrik, Turqia, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre porte ukrainase të Detit të zi, që u ndërprenë në muajin shkurt për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Palët po negocionin për një zgjatje të mundshme përtej afatit të saj të 19 nëntorit.

Sipas OKB-së, që nga 1 gushti mbi 10 milionë tonë drithëra janë eksportuar nga Ukraina.

Related posts

Pamje gati të pabesueshme: shihni ç’ndodh me pushtetin e ri në Hungari

Hevzi

Krerët e BE-së do të diskutojnë dhu’nën e ko’lonëve iz’raelitë në Br’egun Pe’rëndimor

Muhamet Ramadani

Zjarret detyrojnë mijëra njerëz të evakuohen nga ishulli Rodos

admin