RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Korrupsioni është kancer që largon të rinjtë nga Maqedonia e Veriut thotë ambasadorja amerikane

korrupsioni-eshte-kancer-qe-largon-te-rinjte-nga-maqedonia-e-veriut-thote-ambasadorja-amerikane

Në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Komisionit Antikorrupsion, Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler bëri thirrje për përgjegjësi dhe të identifikohen aktorët e korruptuar. Ajo ka bërë me dije se lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet për Ambasadën e SHBA-së.

“Lexojmë për tenderë profitabil që shkojnë për firma me lidhje politike ose personale. Për këtë shkak, të obligohemi tani – opinioni, politikanët, zyrtarët e qeverisë – ta identifikojmë dhe të kërkojmë përgjegjësi për korrupsionin dhe të kërkojmë përgjegjësi për aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të përfundojë”, tha ambasadorja Aggeler.

Ambasadorja amerikane ua rikujtoi krerëve të vendit se miqësia nuk është vetëm marrëveshje dhe t`u thoni miqve atë që dëshiron ta dëgjojë, por duhet edhe sinqeriteti kur është e nevojshme, pasi sipas saj, korrupsioni bllokon vendin nga sukseset ekonomike, sociale, arsimore dhe strukturore, por edhe cënon të rinjtë e këtij vendi.
Në këtë kontekst ajo përmendi një fakt shqetësues.

“Një anketë e paradokohshme tregoi se korrupsioni është arsyeja kryesore përse të rinjtë largohen nga Maqedonia e Veriut – mesazhe që i kam dëgjuar në bisedat që i kam pasur pasi u ktheva këtu para 9 ditëve. Të rinjve këtu u duhet dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e mundimshme, e jo në politikën dhe cilin e njihni”, tha ambasadorja Aggeler. /shenja

Related posts

Një foshnje dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë, policia nis hetimet

Muhamet Ramadani

Izraeli raporton sulm me raketa nga Irani, konflikti vazhdon të zgjerohet

RTI

Gjermania nis drejt Ukrainës ndihma në vlerë të 11 milionë eurove

admin