RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Situata e sigurisë në Kosovë, Kurti merr telefonatë nga Departamenti i Shtetit amerikan

situata-e-sigurise-ne-kosove,-kurti-merr-telefonate-nga-departamenti-i-shtetit-amerikan

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin Special amerikan të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Këtë njoftim Kurti e ka bërë në Twitter, ku ka shtuar se ata kanë biseduar për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë.

Tutje, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

Po ashtu, siç njofton i pari i qeverisë, ata kanë biseduar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka thënë Kurti.

Related posts

UNRWA pezullon shpërndarjen e ushqimit në Rafah

admin

Kurti i vendosur për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën

admin

Dërgimi i armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, Kina bën thirrje për përpjekje diplomatike

Muhamet Ramadani