RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Samiti i klimës, arrihet marrëveshja për të dëmshpërblyer vendet e varfra

samiti-i-klimes,-arrihet-marreveshja-per-te-demshperblyer-vendet-e-varfra

Negociatorët në samitin e klimës që po mbahet në Egjipt thuhet se kanë arritur një marrëveshje të mundshme për krijimin e një fondi për dëmshpërblimin e kombeve të varfra, sipas mediave të huaja.

“Ekziston një marrëveshje për dëmshpërblimin e humbjeve dhe dëmeve,” siç e kanë quajtur negociatorët këtë koncept, tha Ministrja e Mjedisit të Maldiveve Aminath Shauna për Associated Press të shtunën.

“Duhet ende të miratohet unanimisht në një votim që do të mbahet ditën e sotme.”

Megjithatë, propozimi nuk sugjeron që ekonomitë e mëdha në zhvillim si Kina duhet të kontribuojnë në fond, i cili ishte një kërkesë kryesore e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.

BE bëri një propozim të papritur disa ditë më parë në lidhje me krijimin e një fondi për pasojat klimatike, për shkurtimin e emëtimeve të karbonit që shkojnë përtej asaj që kërkon marrëveshja e klimës e Parisit e vitit 2015.

Kjo marrëveshje historike synon të kufizojë rritjen e temperaturës globale prej 1.5 gradë Celsius (2.7 Fahrenheit)

Related posts

Figurat simbolike të Kongresit amerikan Sanders dhe Pelosi reaguan ashpër ndaj Ne’tanyahut

admin

Dy anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

admin

Lufta në Lindjen e Mesme bllokon mbi 240 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rritet tranziti i atyre kineze

admin