RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbesin pa ujë disa fshatra të Gjakovës për shkak të turbullirës

mbesin-pa-uje-disa-fshatra-te-gjakoves-per-shkak-te-turbullires

Gjendje e vështirë pas reshjeve të shiut është edhe në Komunën e Gjakovës, derisa probleme me ujë të pijes kanë disa fshatra në këtë komunë.
KRU “Gjakova”, ka njoftuar se si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat kanë problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rëkës së Keqe, të cilëve aktualisht iu është ndërprerë furnizimi me ujë.

“Po ashtu njoftojmë banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak për momentin uji nuk është i pijëshëm si pasojë e turbullirës. Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes”, thuhet në njoftim.

Related posts

Zv/kancelari austriak: Nuk jemi pjesë e politikës kaotike të Trump, përfshirë edhe mbi fluturimet e SHBA-së

admin

Tri vjet qeverisje, Kurti: Ka më shumë sundim të ligjit, korrupsioni po luftohet

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite arrestojnë 21 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kuds

admin