RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tri vjet qeverisje, Kurti: Ka më shumë sundim të ligjit, korrupsioni po luftohet

tri-vjet-qeverisje,-kurti:-ka-me-shume-sundim-te-ligjit,-korrupsioni-po-luftohet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti duke prezantuar të arriturat e 3 vjetorit të qeverisjes, ka përmendur edhe sundimin e ligjit, ku theksoi se po luftohet korrupsioni.

Kurti ka vlerësuar se eliminimi i korrupsionit, varet nga prokuroria dhe gjyqësori.

“Ka më shumë sundim të ligjit. Korrupsioni po luftohet. Në indeksin e Transparency International mbi Perceptimin e Korrupsionit jemi përmirësuar për 21 vende në tri vjet dhe qëndrojmë në renditjen më të lartë ndonjëherë. Eliminimi i tij varet nga prokuroria dhe gjyqësori”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, kryeministri ka thënë se edhe në pjesën veriore të vendit po rritet ligjshmëri, ku ka përmendur mbylljen e 9 laboratorëve të drogës, 6 të kriptovalutave dhe 4 depo të armatimit.

“Në veri të vendit është ulur ilegaliteti, e po shtohet ligjshmëria dhe siguria. Janë mbyllur 27 rrugë ilegale, dhe janë shkatërruar 9 laboratore droge, 6 të kriptovalutave dhe 4 depo të armatimit. Janë sekuestruar alarme e kamera të strukturave ilegale, dhe armatim e asete në vlerë rreth 15 milionë euro nga hetimet mbi sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit, ku humbëm rreshterin shembullor Afrim Bunjaku por fituam një Hero të Kosovës dhe dolëm fitues e faqebardhë. Atje tash janë ngritur 9 stacione policore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit, e nuk kishte asnjë deri në vitin 2021”, ka shkruar Kurti.

Related posts

BQK: Euro do të jetë e vetmja valutë për pagesa në Republikën e Kosovës

admin6

AAK i bënë thirrje sërish PDK e LDK ta përkrahin mocionin

admin

Izraeli tërheq negociatorët e Mossadit nga Katari pas “ngërçit” për lirimin e robërve

admin