RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mehaj pas vërshimeve: FSK e gatshme t’i ndihmojë qytetarët në raste emergjente

mehaj-pas-vershimeve:-fsk-e-gatshme-t’i-ndihmoje-qytetaret-ne-raste-emergjente

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke parë vërshimet në shumë zona të vendit, ka treguar se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë të gatshme që t’u dalin në ndihmë qytetarëve në rast nevoje.

Përmes një reagimi në Facebook, Mehaj është shprehur se autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren, shkruan lajmi.net.

“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim.”, ka shkruar Mehaj.

Kujtojmë se reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Kosovës, por se aktualisht situata në terren duket të jetë nën kontroll.

Related posts

DASH: Marrëveshja për dokumentet, një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

admin

Qeveria merr një vendim që lidhet me hyrjen në klube të natës

admin

Shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës

admin