RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan takohet me liderët pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së botërorit Katar 2022

presidenti-erdogan-takohet-me-lideret-pjesemarres-ne-ceremonine-e-hapjes-se-boterorit-katar-2022

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili udhëtoi për në Katar me ftesë të emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani për ceremoninë e nisjes së Kampionatit Botëror FIFA 2022, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar për liderët botërorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e liderëve të pranishëm ishin Mbreti i Jordanisë, Abdullahu II, Presidenti i Egjiptit, Abdelfattah Al-Sisi, Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas dhe të tjerë.

Presidenti turk do të jetë spektator i ndeshjes së parë të Botërorit midis Katarit dhe Ekuadorit.

Si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh të sigurisë, Ankaraja ka dërguar më shumë se 3.000 pjesëtarë policie dhe personel sigurie për të mbështetur forcat e sigurisë së Katarit gjatë Kupës së Botës.

Related posts

SHBA-të vendosin sanksione ndaj rafinerisë kineze për shkak të marrëveshjeve me Iranin, masa edhe për “flotën fantazmë”

admin

Zelensky mbërrin në Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih

RTI

Kina dhe Japonia vendosin linjë të drejtpërdrejtë ushtarake

admin