RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti thotë se Borrell iu përshtat qëllimit të Serbisë: Braktisi disa propozime paraprake

kurti-thote-se-borrell-iu-pershtat-qellimit-te-serbise:-braktisi-disa-propozime-paraprake

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është sqaruar lidhur me takimin e fundit që pati në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si dhe ndërmjetësit e BE-së. Sipas Kurtit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për diplomaci, Josep Borrell, braktisi propozimin që të ndalojë regjistrimin e targave ilegale për serbët në veri, për të cilën, sipas shefit të ekzekutivit, ishte dakorduar paraprakisht.
Një deklarim të këtillë Kurti e ka bërë të ditur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, duke dhënë detaje për takimin tetë-orësh që pati në objektin diplomatik të BE-së në Bruksel.

“Ftesa e Borrell ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafe. Në paragrafin e parë bëri ftesë për përqendrim me urgjencë me propozimin e BE-së, për normalizim të marrëdhënieve. Në të tretin, bëhej thirrje menjëherë që të arrihej një marrëveshje para marsit të vitit 2023. Në paragrafin e dytë ishte çështja e targave”, sqaron ai. “Përgjatë tetë orëve i zhvilluam gjashtë takime. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës dhe jo me ndalimet e ndryhsimet të targave. Ne ishim të pajtimit që për t’i dhënë hapësirë BE-së, t’i pezullonim fazën e dytë, kur Serbia të ndalojë së regjistruari targat ilegale. Ky propozim u pranua dhe besoj që ishte një e arritur e rëndësishme e takimit”.

“Pas takimit që patëm atje, i cili pra, gjithsej me këto bisedime zgjati tetë orë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së fatkeqësisht e ndryshoi premisën e negocimit. Në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai, filloi të insistojë vetëm në masën e pezullimit të gjobave për targat. Nevoja urgjente për propozimin evropian u zhduk nga tavolina, duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilës kishte ardhur në Bruksel jo për propozim të BE-së, por për targat”, deklaroi ndër të tjera Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar bëri të ditur që nuk ka hatërmbetje me BE-në, përkundër gjuhës kritike që përdori ndaj shefit të diplomacisë evropiane.

“E kam thënë dhjetëra herë se Evropa është fati ynë. Integrimi në BE nuk është vetëm bashkim në familjen evropiane, por edhe bashkim me familje tona. Nuk kemi as hatërmbetje as inati. Por, me të vërtetën dhe të drejtën tonë”, deklaroi kryeministri Kurti.

Tutje, përfaqësuesi i palës kosovare në takimin e nivelit të lartë zbuloi edhe tentimin e fundit për një marrëveshje mes tij dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përpara se Kurti të dilte nga objekti i BE-së.

“Ka qenë edhe përpjekja e fundit; emisari Lajçak ka ardhur tek dhoma ku ndodhej delegacioni dhe e bëri edhe një përpjekje të fundit për një tekst që do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së. Mirëpo, më pas më njoftoi se presidenti i Serbisë nuk e kishte pranuar atë”, deklaroi ai, duke njoftuar se gjatë asaj kohe Borrell veçse ishte në konferencë.

Related posts

Igli Hasani në krye të OSBE?/ Qeveria shqiptare propozon emrin e ministrit të jashtëm

admin

Presidenti ukrainas Zelenskyy nesër viziton Turqinë

rezart morina

Ministri Sveçla viziton pikën kufitare në Bërnjak, takoi disa nga policët e sulmuar së fundi

admin