RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publik

qeveria-e-kosoves-miraton-projektligjin-per-paga-dhe-ate-per-zyrtaret-publik

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paraqitur para kabinetit qeveritar si fillim Projektligjin për Zyrtarët Publik, i cili u miratua.

Pas kësaj, pa asnjë abstenim dhe kundërshtim, kabineti qeveritar ka miratuar projektligjet në fjalë, shkruan lajmi.net.

Tutje me këtë rast, ministri ka paraqitur për votim edhe Projektligjin për Paga.

“Mungesa e deritanishme e bazës ligjore që rregullon sistemin e pagave në sektorin publik dhe një mori padrejtësisht me vlerësimin e të punësuarve, përcaktimi i pagës me pothuajse 60 akte të veçanta ka fragmentuar sektorin dhe ka shfaqur mungesën e transparencës. Si ministri përgjegjëse kemi kërkuar një kohë të gjatë analizën e situatës që ka caktuar thelbin e punës në sektorin publik.Sot propozojmë para jush projektligjin për paga në sektorin publik. Reforma në administratë publike është e mangët pa ligjin për paga, prandaj ky ligj synon mirëmbajtjen dhe rregullat e pagës. Kjo s’mund të arrihet ndryshe përpos barazisë dhe drejtësisë. Miratimi i këtij ligji duke marrë parasysh rëndësinë që ka ju ftoj të votoni”,tha Sveçla.

Kabineti qeveritar me këtë rast ka votuar, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Related posts

Papa Françesku dënon vrasjet e civilëve në kishën e Gazës

rezart morina

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

RTI

Kroacia nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

RTI