Kryefjala e këtyre ditëve të para të nëntorit është gripi dhe virozat e tjera të stinës. Çdo ditë dëgjoni dhe lexoni në media të ndryshme për rastet e shtuara dhe për kujdesin që duhet treguar për çdo moshë. Në vend që të përdorni antibiotikë dhe ilaçe të tjera pa recetën e mjekut përkatës, ju njohim me këtë recetë 100 % natyrale që është 10 herë më efektive se penicilinat.
Përbërësit: • 1 filxhan uthull molle • 2 filxhanë ujë të vakët • 1 filxhan mjaltë organik • 20 hudhra.
Përgatitja: Në fillim qëroni hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të grihen plotësisht. Më pas shtoni përbërësist e tjerë dhe vazhdoni përzierjen me një lugë druri. Përzierjen e përftuar futeni në një enë qelqi dhe lëreni ashtu për një natë. Nëse doni të forconi veprimtarinë e sistemit imunitar, pini nga një lugë çaji tri herë herë në ditë derisa të përmirësoheni.
Përbërësit e këtij shurupi kanë efekte pozitive në qetësimin e kollës, dhimbjet e fytit dhe neutralizojnë problemet me frymëmarrjen . Mjalti ju ndihmon të lehtësoni dhimbjet e fytit dhe kollën me vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ai vepron si një antioksidues për të luftuar radikalët e lira, pasi është i pasur me minerale, vitamina dhe enzima. Uthulla e mollës dhe hudhra gjithashtu kanë veti antibakteriale dhe antivirale që stimulojnë sistemin tonë imunitar, ndërkohë që ndihmojnë edhe për shkatërrimin e baktereve dhe viruseve.