RTV AHIRETI
Shëndetësi

Vepron më shpejt se ilaçet, si të bëni në shtëpi shurupin e thjeshtë që ju duhet patjetër në këto kohë virozash

vepron-me-shpejt-se-ilacet,-si-te-beni-ne-shtepi-shurupin-e-thjeshte-qe-ju-duhet-patjeter-ne-keto-kohe-virozash

Kryefjala e këtyre ditëve të para të nëntorit është gripi dhe virozat e tjera të stinës. Çdo ditë dëgjoni dhe lexoni në media të ndryshme për rastet e shtuara dhe për kujdesin që duhet treguar për çdo moshë. Në vend që të përdorni antibiotikë dhe ilaçe të tjera pa recetën e mjekut përkatës, ju njohim me këtë recetë 100 % natyrale që është 10 herë më efektive se penicilinat.

Përbërësit: • 1 filxhan uthull molle • 2 filxhanë ujë të vakët • 1 filxhan mjaltë organik • 20 hudhra.

Përgatitja: Në fillim qëroni hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të grihen plotësisht. Më pas shtoni përbërësist e tjerë dhe vazhdoni përzierjen me një lugë druri. Përzierjen e përftuar futeni në një enë qelqi dhe lëreni ashtu për një natë. Nëse doni të forconi veprimtarinë e sistemit imunitar, pini nga një lugë çaji tri herë herë në ditë derisa të përmirësoheni.

Përbërësit e këtij shurupi kanë efekte pozitive në qetësimin e kollës, dhimbjet e fytit dhe neutralizojnë problemet me frymëmarrjen . Mjalti ju ndihmon të lehtësoni dhimbjet e fytit dhe kollën me vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ai vepron si një antioksidues për të luftuar radikalët e lira, pasi është i pasur me minerale, vitamina dhe enzima. Uthulla e mollës dhe hudhra gjithashtu kanë veti antibakteriale dhe antivirale që stimulojnë sistemin tonë imunitar, ndërkohë që ndihmojnë edhe për shkatërrimin e baktereve dhe viruseve.

Related posts

Qepë, hudhra, uthull molle si antibiotik natyral

admin

Çfarë nuk duhet të hani me stomak bosh?

RTI

Higjiena, gjërat që nuk duhen ndarë me të tjerët

Muhamet Ramadani