Një autobus që digjej flakë në mes të një autostrade. Dukej si luftë por nuk ishte luftë. Kishte ndodhur një prej tragjedive më të mëdha që e mbajnë mend gjeneratat e fundit.
Këto pamje në autostradën “Struma” afër Sofjes e tronditën opinionin, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut. Lajmi i rëndë më pas u shpërnda në të gjitha mediat globale, të cilat për disa ditë e trajtuan si një prej lajmeve të rëndësishme…
Dhjetëra familjarë që kishin të afërmit e tyre prisnin me trishtim për të mësuar nëse kishin mbijetuar të afërmit e tyre. Një botë e tërë ishte e trishtuar dhe lutej për viktimat dhe për familjarët e tyre.
Ndërsa, kalonin orët, autoritetet bullgare jepin të dhëna dhe bëheshin gjithnjë më të qarta përmasat e tragjedisë.
Ky ishte udhëtimi i fundit për 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut që kishin shkuar për ta vizituar Turqinë me autobusin e kompanisë “Besa Trans”.
Vetëm 7 persona arritën të mbijetonin. Rrëfimet e tyre prekën zemrat e njerëzve që mbanin veshët për të mësuar çdo detaj të aksidentit.
Dhjetë ditë pas tragjedisë, viktimat u identifikuan përmes analizave të ADN-së për t’iu dorëzuar familjarëve. Në aeroportin e Shkupit u pritën me nderime të larta shtetërore, kurse lamtumira e fundit iu dha nga familjarët./shenja