RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arben Ahmetaj konfirmon uzurpimin de fakto të Shqipërisë nga Izraeli!

arben-ahmetaj-konfirmon-uzurpimin-de-fakto-te-shqiperise-nga-izraeli!

Ron Yeffet, një “Gys Agasi ndërkombëtar”, çfarë pret SPAK-u?

Deklaratat e fundit nga ekzili të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj,përbëjnë një nga denoncimet më të rënda politike dhe financiare të viteve të fundit.

Përmes publikimit të një audiopërgjimi prej tre orësh, i cili mban datën e janarit 2026, Ahmetaj ngre siparin e asaj që e cilëson si një kontroll dhe uzurpim “de fakto” të aseteve kombëtare nga rrjete biznesi izraelite, në bashkëpunim të ngushtë me kupolën e qeverisë shqiptare.

Sipas pretendimeve të Ahmetajt, lidhjet me biznesmenin amerikano-izraelito-shqiptar Ron Yeffet nuk janë të reja, por e kanë origjinën që në vitin 2008, periudhë kur Edi Rama ndodhej ende në opozitë.

Kjo histori, sipas tij, tregon se skemat e sotme nuk janë impulsive, por pjesë e një strategjie të përgatitur prej kohësh.

Ahmetaj solli në vëmendjen e opiionit publik shqiptar episode të mëparshme, si kërkesat për mbylljen e borxheve apo tentativat e hershme për dorëzimin e godinës së ambasadës shqiptare në Nju Jork, duke e përcaktuar Yeffet-in si një “Ergys Agasi ndërkombëtar”.

Aksi qendror i këtij denoncimi mbështetet mbi të ashtuquajturin “koncept KAYO”. Ahmetaj sqaron se kjo formulë funksionon përmes krijimit të kompanive shtetërore, të cilat më pas hyjnë në partneritete (joint ventures) ku shteti mban vetëm 20 për qind të aksioneve, ndërsa privatët kontrollojnë 80 për qind.

Përmes kësaj skeme, fondet publike dhe shërbimet shtetërore kalojnë pa tender te kompanitë bijë, pa asnjë investim real kapital nga partnerët privatë.

Audiopërgjimi i publikuar, ku dëgjohet Yeffet me dy qytetarë ukrainisht dhe rusisht folës, shpërfaq përdorimin e këtij modeli për të marrë kontrollin e burimecontroller të gazit në Delvinë.

Dokumentet dhe bisedat tregojnë se si pretendimet shtrihen te TEC-i i Vlorës, përfitimi i 2.1 milionë metrave katrorë tokë shtetërore përmes statusit të investitorit strategjik, si dhe krijimi i strukturuar i trusteve në SHBA për të neutralizuar reagimet diplomatike.

Më tej, Ahmetaj paralajmëron se ky model po shtrihet me shpejtësi në çdo damar të ekonomisë. Pas sektorit të mbrojtjes – ku përmenden kompanitë Timak Defense e Advanced Arms Technology dhe emërimi i ministrit Ermal Nufi (të cilin e etiketon si “Ermal Raketa”) – e njëjta skemë po zbatohet edhe në shëndetësi.

Këtu hyn në skenë një tjetër sipërmarrës izraelit, i quajtur Sani Sanilevich , rreth të cilit Ahmetaj pretendon se pati edhe përplasje kabineti që çuan në largimin e ministres përkatëse.

Në analizën e tij, ish-numri dy i qeverisë e cilëson gjithë këtë rrjet si një mekanizëm grabitjeje systematike të pasurive kombëtare, ku paratë e buxhetit të shtetit devijohen drejt interesave private e oligarkike, duke lënë pas një uzurpim institucional me përmasa ndërkombëtare.

Përballë këtyre fakteve të rënda dhe audiopërgjimeve tronditëse që pretendojnë një aferë shumëmilionëshe në dëm të pasurive kombëtare, pyetja e vetme që mbetet u drejtohet organit të akuzës: Kur do të kërcasin prangat e SPAK-ut për Ron Yeffet dhe bashkëpunëtorët e kësaj skeme, apo do të pritet sërish që zulumet e tij të trashen edhe më tej mbi kurrizin e publikut shqiptar? tesheshi.

Related posts

BQK-ja thotë se faza e trancizionit për dinarin s’mund të zgjasë më shumë se tre muaj

Muhamet Ramadani

Ministri izraelit: Izraeli nuk është palë në bisedimet SHBA-Iran, do të vazhdojë operacionet e plota në Liban

Hevzi

Forcat izraelite vrasin 5 palestinezë në kampin e refugjatëve Al-Far’a në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani