RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA dislokon tetë dronë MQ-9 Reaper në Greqi

shba-dislokon-tete-drone-mq-9-reaper-ne-greqi

Pentagoni ka njoftuar se SHBA ka vendosur tetë dronë MQ-9 Reaper në Greqi brenda një viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Dronët janë vendosur në bazën ajrore të Larisës, mëson AA.

Konfirmimi erdhi pas raporteve në mediat greke në të cilat thuhet se dronët dhe personeli i tyre mbështetës ishin vendosur më 12 nëntor.

Dislokimi u krye si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar në 1 nëntor midis Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) dhe ushtrisë greke, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Ndërsjellë të Mbrojtjes SHBA-Greqi.

Ushtria greke tha se vendosja ishte pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar bashkëpunimin me forcat aleate dhe do të “kontribuojnë në ndërveprimin dhe parandalimin në kuadër të NATO-s.”

Related posts

Meksika gjen 57 emigrantë adoleshentë të futur në kamion pranë kufirit me SHBA

admin

Ligji hyn në fuqi, rriten pagat për të gjithë nga 6.8 euro

Muhamet Ramadani

Operacioni policor “Delivery” vë në pranga katër persona për drogë, një tjetër për krime kibernetike

Irfan Jahiu