RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg vlerëson edhe njëherë rolin e Turqisë në marrëveshjen e drithit

stoltenberg-vlereson-edhe-njehere-rolin-e-turqise-ne-marreveshjen-e-drithit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu kënaqësinë për rolin e Turqisë në zgjatjen e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në Detin e Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg në samitin “Drithë nga Ukraina” të organizuar me iniciativën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy foli për tragjedinë Holodomor, në të cilën regjimi sovjetik detyroi miliona njerëz të vdisnin duke i lënë në uri në territorin ukrainas gjatë viteve 1932-1933.

“Sot Rusia e përdor urinë si një armë kundër Ukrainës dhe për të krijuar më shumë ndarje dhe destabilitet mes pjesës tjetër të mbetur të botës”, theksoi Stoltenberg i cili shtoi se mirëpret me kënaqësi përpjekjet e aleatëve të NATO-s dhe BE-së për transportin e ushqimit nga Ukraina përmes rrugës tokësore.

“Mirëpres me kënaqësi, kryesisht mbështetjen që aleati ynë i NATO-s, Turqia ka dhënë me OKB-në për të zgjatur Iniciativën e Drithit në Detin e Zi. Pak kohë më parë kur u takuam me presidentin Recep Tayyip Erdoğan pashë anijet e drithit në Ngushticën e Bosforit. Po merrnin ushqime, drithë dhe plehra nga portet Ukrainës për njerëzit e pambrojtur dhe në nevojë urgjente”, tha Stoltenberg.

Related posts

Kurti: Largimi i kryetarëve në veri bëhet vetëm përmes zgjedhjeve, jo me banda kriminale

RTI

Indi, partia opozitare Kongresi Kombëtar Indian fiton zgjedhjet kryesore provinciale

admin

Ushtarët izraelitë vrasin një grua palestineze në Bregun Perëndimor

admin