RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bashkëshortja e presidentit ukrainas: Kemi nevojë për drejtësi – VIDEO

bashkeshortja-e-presidentit-ukrainas:-kemi-nevoje-per-drejtesi-–-video

Bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Olena Zelenska tha se “Fitorja nuk është e vetmja gjë që kemi nevojë, ne kemi nevojë për drejtësi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Olena Zelenska në kuadër të vizitës së saj në Britani të Madhe, iu drejtua deputetëve në një dhomë komisioni në parlamentin britanik.

Zelenska i krahasoi rusët që luftojnë në Ukrainë me nazistët, duke theksuar se ukrainasit përjetuan një terror të ngjashëm me atë që përjetoi Britania në Luftën e Dytë Botërore kur Gjermania naziste bombardoi qytetet në sulme ajrore.

“Çdo ditë dëgjojmë zëra të sirenës të ngjashme me ato që kanë dëgjuar gjeneratat e mëparshme britanike. Ju nuk u dorëzuat, edhe ne nuk do të dorëzohemi. Por, fitorja nuk është e vetmja gjë që kemi nevojë, ne kemi nevojë për drejtësi”, tha ajo.

Ajo theksoi se krimet e kryera nga nazistët nuk mendohej të kalonin pa u ndëshkuar. “Edhe ne duhet ta bëjmë të njëjtën. Kemi nevojë për njerëzit e dëmtuar nga raketat”, u shpreh Zelenska.

Më tej duke potencuar se ushtria ruse në Ukrainë është duke zbatuar “dhunë sistematike”, ajo tregoi se janë gjetur dhoma torture” në shumë qyteza dhe fshatra të çliruara nga pushimi rus.

“Armiku ynë dëshiron të na godasë me errësirë dhe të ftohtë”

Zelenska tha se edhe infrastruktura energjetike e Ukrainës është dëmtuar nga sulmet ruse. “Armiku ynë dëshiron të na godasë me errësirë dhe të ftohtë”, theksoi ajo.

Para fjalimit të saj para deputetëve britanikë, Zelenska mori pjesë në një pritje në Pallatin Buckingham për të rritur ndërgjegjësimin për dhunën seksuale ndaj grave dhe vajzave në konflikt.

Ajo e takoi mbretin e Britanisë, Charles III dhe bashkëshorten e tij Camilla.

Related posts

Daily Mail: Shqipëria do pranojë kriminelët shqiptarë nga burgjet tona

admin

RMV: Ministri i brendshëm kundër ligjit për amnisti

admin

“Melania dhe unë nuk flemë në të njëjtën dhomë!”- Detaje nga dëshmia e ish-p*rnostares në gjyqin ndaj Donald Trump: Më tha ‘më kujton vajzën time’

admin