RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 15 të vrarë nga shpërthimi në një shkollë në Afganistan

te-pakten-15-te-vrare-nga-shperthimi-ne-nje-shkolle-ne-afganistan

Të paktën 15 nxënës kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm që ndodhi gjatë namazit të drekës në një medrese në rajonin Samangan në veri të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të qeverisë së përkohshme të Talebanëve, Abdul Nafi Takor në një deklaratë për media tha se shpërthimi ndodhi gjatë namazit të drekës në medresenë Al-Jihad e cila ndodhet në zonën Aybek në rajonin Samangan.

Takor njoftoi se në shpërthim humbën jetën të paktën 15 nxënës dhe se shumë të tjerë janë plagosur.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e ndihmës së parë. Ndërkohë vihet në dukje se shpërthimi nuk është marrë përsipër nga askush.

Talibanët thonë se janë të përqendruar në sigurimin e vendit të shkatërruar nga lufta që kur morën kontrollin e vendit vitin e kaluar.

Megjithatë, disa sulme kanë ndodhur muajt e fundit, disa prej të cilave janë marrë përsipër nga grupi i armatosur ISIL (ISIS).

Obaidullah Baheer, i cili jep mësim në Universitetin Amerikan të Afganistanit, i tha Al Jazeeras se njerëzit janë tronditur nga sulmi.

“Është kaq e pakuptimtë, shumica e këtyre njerëzve, viktimat, janë fëmijë. Kjo është një shkollë fetare. Pra, ajo kundërshton logjikën dhe është e keqe”, tha ai.

“Kjo thjesht ka për qëllim përhapjen e frikës. Është për të treguar se askush nuk është i sigurt. Është për të treguar se ata do të godasin dhe qëllimi përfundimtar i terrorit është përhapja e terrorit dhe kjo është ajo që ata po arrijnë të bëjnë.”

Numri i të vrarëve mund të rritët pasi ka shumë të plagosur rëndë.

Related posts

SHBA, numri i të vd’ekurve nga uragani Helene rritet në mbi 200

RTI

Talebanët dhe SHBA-ja shkëmbejnë të burgosurit sipas marrëveshjes së Dohas

admin

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

RTI