RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli paralajmëron banorët e 3 fshatrave në Liban të evakuohen përpara sulmeve

izraeli-paralajmeron-banoret-e-3-fshatrave-ne-liban-te-evakuohen-perpara-sulmeve

Ushtria izraelite urdhëroi sot banorët e tre fshatrave në jug të Libanit që të evakuojnë shtëpitë e tyre përpara sulmeve, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi në fuqi që nga fundi i vitit 2024, transmeton Anadolu.

“Paralajmërim urgjent për banorët e Libanit jugor. Ne do të sulmojmë në të ardhmen e afërt infrastrukturën ushtarake që i përket Hezbollahut në të gjithë Libanin jugor”, tha zëdhënësi ushtarak Avichay Adraee në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

Duke përdorur harta për të shënuar vendet e synuara, ai pretendon se sulmet synojnë të pengojnë përpjekjet e Hezbollahut për të rindërtuar kapacitetet e tij në fshatrat Aita al-Jabal, Al-Taybeh dhe Tayr Debba.

Tensionet janë rritur në jug të Libanit prej javësh, me ushtrinë izraelite që intensifikon sulmet ajrore pothuajse çdo ditë brenda territorit libanez, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që ka qenë në fuqi që nga nëntori i vitit 2024, nën pretekstin e shënjestrimit të anëtarëve dhe infrastrukturës së Hezbollahut.

Kanali 12 izraelit raportoi sot se Tel Avivi përgatitet për një raund tjetër të mundshëm luftimesh me Hezbollahun.

Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 4.000 njerëz dhe ka plagosur gati 17.000 të tjerë në sulmet e saj ndaj Libanit, të cilat filluan në tetor 2023 dhe u shndërruan në ofensivë në shkallë të plotë në shtator 2024.

Related posts

“Kemi thyer kuvertën me sëpatë!”- Mbytja e anijes me emigrantë në brigjet italiane, kapiteni i varkës së shpëtimit: Ishin djem të rinj, rreth 18 dhe 25 vjeç

admin

Ministri i Jashtëm turk diskuton me homologun italian mbi konfliktin në Lindjen e Mesme

Hevzi

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë së Bosnjës, një nga katër anëtarët e ekuipazhit pëson lëndime

admin