RTV AHIRETI
Lajme

Festë në rrugët e Prishtinës pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë

feste-ne-rruget-e-prishtines-pas-fitores-se-zvicres-ndaj-serbise

Me vetura, sirena, brohoritma dhe me flamuj kombëtar shqiptar, qytetarë të Prishtinës kanë festuar për fitoren e kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë në kuadër të Kampionatin Botëror të Futbollit 2022 që po zhvillohet në Katar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët e Kosovës i janë gëzuar fitores së Zvicrës tek e cila luajnë dy lojtarë me prejardhje nga Kosova, sulmuesi Xherdan Shaqiri dhe mesfushori Granit Xhaka.

Përveç Prishtinës, për fitoren e Zvicrës është festuar edhe në Gjilan, Prizren, Mitrovicë dhe qytete tjera të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e kësaj fitore publikoi një fotografi të Shaqirit dhe Xhakës me mbishkrimin “Bravo Shqipe”.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkroi në rrjetet sociale se “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës”, po ashtu me një foto të dyshes me prejardhje kosovare.

Zvicra mposhti Serinë me rezultat 3 me 2 në xhiron e fundit të Grupit G dhe u kualifikua në raundin tjetër të kampionatit duke e përjashtuar Serbinë e cila përfundoi pjesëmarrjen në këtë kampionat.

Një gol në këtë ndeshje për Zvicrën e shënoi edhe Xherdan Shaqiri.

Related posts

Deri më tani është kërkuar paraburgim për 11 persona për manipulim të votave në Prizren

Muhamet Ramadani

Akuzohet se spiunonte për llogari të Serbisë, gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin

admin

Me urdhër të Speciales i konfiskohet telefoni vëllait të Salih Mustafës

Muhamet Ramadani