RTV AHIRETI
Shtojca

Ju duhen vetëm 3 përbërës, provoni recetën më të thjeshtë të petullave

ju-duhen-vetem-3-perberes,-provoni-receten-me-te-thjeshte-te-petullave

Petullat janë një nga alternativat e preferuara në vendin tonë për të konsumuar mëngjesin dhe jo vetëm.

Me të ëmbla apo me të kripura, ato mund t’i shoqëroni me çfarë të doni.

Recetat për petulla janë të shumta, por këtu do të gjeni petullat e Lumës së Kukësit, nga zonja Albana.

Petulla vetëm me 3 përbërës

Përbërësit:
1 gotë miell

Pak kripë

Vaj për skuqje

Sheqer sipas dëshirës

Përgatitja:
Në një tas hedhim miell, kripë dhe ujë të vakët. E përziejmë mirë derisa masa të bëhet kremoze dhe të jetë si në trashësinë e kosit. E lemë brumin të qëndrojë mbuluar me membranë kuzhine për rreth 30 minuta dhe më pas skuqim petullat në vaj të nxehtë dhe i servirim spërkatur me sheqer pluhur.

Related posts

​Dimri rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, shenjat që s’duhet t’i injoroni

Muhamet Ramadani

Është koha për shegët, forcojnë imunitetin dhe mbrojnë enët e gjakut

admin

Katër vite pas Apple, Google do të eliminojë cookiet në 2024

admin