RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IGFM: Situatë katastrofike për të burgosurit politikë bjellorusë

igfm:-situate-katastrofike-per-te-burgosurit-politike-bjelloruse

Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) ka denoncuar situatën për të burgosurit politikë në Bjellorusi, duke e konsideruar atë si “katastrofike”.

IGFM kërkoi akses për mjekë të pavarur për të vizituar anëtaren e burgosur të opozitës Maria Kolesnikova.

40-vjeçarja është një nga anëtaret më të njohura të opozitës në vendin e Evropës Lindore dhe është dënuar me 11 vite burg në shtator të vitit 2021.

Sipas IGFM, aktualisht janë rreth 1400 të burgosur politikë në Bjellorusi.

IGFM, e cila është e vendosur në qytetin gjerman të Frankfurtit, i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme gjermane për të mbështetur kërkesën e tyre.

Përveç kësaj, ata kërkuan që babai dhe avokati i saj të lejoheshin ta vizitonin.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shkroi të mërkurën në Twitter se regjimi në Minsk duhet të garantojë shëndetin e Kolesnikova dhe ta lirojë atë.

“Angazhimi i saj ndaj demokracisë nuk është një krim”, tha Baerbock në Twitter. /atsh

Related posts

“Muajt e fundit kanë qenë tepër të vështirë” – Kate Middleton përfundon kimioterapitë, Princesha e Uellsit mesazh prekës: Rruga drejt shërimit është e gjatë, mezi pres…

admin

Ushtria izraelite njofton se vrau aksidentalisht pesë trupa të saj

admin

Dy të vrarë pasi droni ukrainas godet një ndërtesë banimi në rajonin Saratov të Rusisë

Muhamet Ramadani