RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IGFM: Situatë katastrofike për të burgosurit politikë bjellorusë

igfm:-situate-katastrofike-per-te-burgosurit-politike-bjelloruse

Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) ka denoncuar situatën për të burgosurit politikë në Bjellorusi, duke e konsideruar atë si “katastrofike”.

IGFM kërkoi akses për mjekë të pavarur për të vizituar anëtaren e burgosur të opozitës Maria Kolesnikova.

40-vjeçarja është një nga anëtaret më të njohura të opozitës në vendin e Evropës Lindore dhe është dënuar me 11 vite burg në shtator të vitit 2021.

Sipas IGFM, aktualisht janë rreth 1400 të burgosur politikë në Bjellorusi.

IGFM, e cila është e vendosur në qytetin gjerman të Frankfurtit, i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme gjermane për të mbështetur kërkesën e tyre.

Përveç kësaj, ata kërkuan që babai dhe avokati i saj të lejoheshin ta vizitonin.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shkroi të mërkurën në Twitter se regjimi në Minsk duhet të garantojë shëndetin e Kolesnikova dhe ta lirojë atë.

“Angazhimi i saj ndaj demokracisë nuk është një krim”, tha Baerbock në Twitter. /atsh

Related posts

Parlamenti izraelit miraton ligjin për mbylljen e televizioni Al Jazeera

admin

Operacione të shumëfishta të Rojes Bregdetare italiane; mbi 1 mijë emigrantë të rrezikuar – VIDEO

admin

Osmani pret në takim Cameronin

admin