RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spasovski: Policia ka arritur suksese të mëdha kundër trafikantëve të drogës

spasovski:-policia-ka-arritur-suksese-te-medha-kunder-trafikanteve-te-droges

Njësitë e speciaizuara policore kanë realizuar aksione të njëpasnjëshme kundër krimit të organizuar në rajonin e Haraçinës. MPB-ja njoftoi sot se në Haraçinë, kanë ndaluar 40-vjeçarin me inicialet A.D., i punësuar në njërin nga lokalet zbavizëse. Personit i është gjetur pistoletë “TT” dhe karikator me tetë plumba. Në kuadër të aksionit janë kontrolluar 54 persona të cilët kanë qenë të pranishëm në objekte gastronomike si dhe 11 automjete. Gjithashtu, Policia ka njoftuar se në fshatin Haraçinë, është privuar nga liria 49-vjeçari me inicialet N.R., i cili dyshohet për prodhim të paautorizuar, mbajtjen dhe tregtimin e armëve dhe lëndëve plasëse.

Megjithatë, kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski e ka kritikuar MPB-në e udhëhequr nga Oliver Spasovski se merr në mbrojtje kriminelë nga Haraçina. “Të gjithë e dimë se funksionon kjo gjë në territorin e komunës së Haraçinës dhe që sillen si pronarë të këtij vendi”, tha mes tjerash Mickoski.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, ka lavëdëruar policinë për aktivitetin kundër tregtimit të drogës.

Spasovski ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, vitin e kaluar ka konfiskuar një numër rekord prej 215 kilogramë marijuanë, ndërsa këtë vit edhe 1.5 kilogramë kokainë.

“Ne e kemi pozicionuar shtetin si faktor të besueshëm në luftën kundër tregtisë së paligjshme të drogës e narkotikëve. Si MPB vazhdojmë të punojmë pa kompromis për çrrënjosjen e kësaj dukurie. Rritje prej 6,52% është shënuar edhe në përqindjen e plaçkitjeve dhe plaçkitjeve të pastruara në zonën e e Shkupit për periudhën janar-tetor 2022”

Spasovski ka shkruar në fund se do vazhdojnë me intensitet përpjekjet për përmirësimin e gjendjes së sigurisë, në rajonin e Shkup dhe në territorin e gjithë shtetit. /shenja

Related posts

Zelensky nënshkruan disa ligje kundër Rusisë, mes tyre dhe ratifikimin e një statusi që i hap rrugën Ukrainës për t’u bashkuar me Gjykatën Penale

admin

Pak javë deri te liberalizimi i vizave, pritet fluks vizitash drejt Evropës

admin

Kryeministri indian Modi: Arrihet marrëveshje për Korridorin Ekonomik Indi-Lindja e Mesme-Evropë

rezart morina