RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania i kërkon falje Shqipërisë për deklaratat për emigrantët

britania-i-kerkon-falje-shqiperise-per-deklaratat-per-emigrantet

Gjatë komunikimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama dha detaje dhe në lidhje me telefonatën që ai zhvilloi me homologun britanik Risi Sunak, më herët gjatë kësaj jave.

Kreu i qeverisë u shpreh se kryeministri Sunak i shprehu keqardhjen për deklaratat e pamenduara në lidhje me shqiptarët nga anëtarët e kabinetit të tij, transmeton a2 përcjell albinfo.ch.

“Kam pasur një diskutim jo të shkurtër, më ka kërkuar vetë, më ka shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur për shkak të deklaratave të pamenduara në raport me shqiptarët dhe kemi diskutuar për këtë çështje dhe jo vetëm, nuk ka pasur asgjë të re, vetëm për të bashkuar forcat më shumë, lidhur se si mund të bëhet një luftë efikase nuk rrjeteve të trafikut që shfrytëzojnë nevojën e njerëzve për t’u larguar dhe lidhjet, e dimë shumë mirë që emigrimi në Britani të Madhe është shumë i lidhur me bazat e krijuara nga pjesëtar të familjes, për të zhvilluar këtë veprimtari, e kam përsëritur, i kam thënë që për sa kohë kjo është rruga e duhur, por askush nuk ka bërë gjë, por s’e di pse s’është bërë. Unë them se kjo është rruga e duhur, të shikojmë që britanikët të jenë më aktiv dhe nuk do kujtohet vetëm kur të ketë ngjarje televizive. Shpresoj që do kemi dhe një këmbim vizitash, nuk ka ndodhur asnjëherë që një kryeministër britanik të vijë këtu”, tha Rama.

 

Related posts

Ukraina: 278 130 trupa ruse të vrarë në luftë

rezart morina

Britani, shënohen temperaturat më të larta të vitit

rezart morina

Budapesti mohon se pajisjet komunikuese që shpërthyen në Liban ishin prodhuar në Hungari

admin