RTV AHIRETI
Lajme

Rreth 2.500 foka gjenden të ngordhura në brigjet e Detit Kaspik

rreth-2.500-foka-gjenden-te-ngordhura-ne-brigjet-e-detit-kaspik

Njoftohet se rreth 2.500 foka të ngordhura janë gjetur në brigjet e Detit Kaspik në Republikën e Dagestanit, pjesë e Federatës Ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë në llogarinë e mediave sociale të Ministrisë së Burimeve Natyrore dhe Ekologjisë të Dagestanit, thuhet se janë gjetur foka të ngordhura në bregdetin e Detit Kaspik.

Në njoftim thuhet se numri i fokave të ngordhura, i cili fillimisht u numërua si më shumë se 600, vazhdoi të rritet.

“Për fat të keq, numri është rritur ndjeshëm dhe aktualisht është në nivelin 2.500”, tha Ministria.

Në deklaratë thuhet se shkaku i ngordhjeve masive të fokave do të përcaktohet pas analizave laboratorike të materialeve patologjike të marra nga kafshët.

Theksohet se për herë të parë në dhjetë vitet e fundit, një numër kaq i madh i ngordhjeve të fokave ka ndodhur në Detin Kaspik.

Foka e rrezikuar e Kaspikut njihet si “i vetmi gjitar detar në faunën e Kaspikut”.

Related posts

Erion Veliaj drejt fitores, kalon 11 mijë vota para kandidatit Belind Këlliçi

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet, Gjermania me pjesëmarrje rekord në votime! Ja si ndryshuan shifrat gjatë viteve

admin

Projekti pilot në Kopenhagen/ Shpërblime për turistët që mbledhin mbeturina

admin