RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia mirëpret ekstradimin e militantit kurd nga Suedia

turqia-mirepret-ekstradimin-e-militantit-kurd-nga-suedia

Turqia ka mirëpritur ekstradimin nga Suedia të një militanti të dënuar kurd, por ka sinjalizuar se pret më shumë veprime para se Ankaraja të miratojë aplikimin e Stokholmit për t’iu bashkuar NATO-s.

Ankaraja ka kërkuar që Suedia dhe Finlanda të kenë qëndrim më të ashpër ndaj grupeve kurde që Turqia i konsideron “terroriste”, në këmbim të mbështetjes së këtyre dy shteteve për anëtarësim në NATO.

“Kthimi i terroristit të PKK-së [Partia e Punëtorëve të Kurdistanit] është fillimi i shfaqjes së sinqeritetit [të Suedisë]”, tha për televizionin shtetëror turk, TRT, ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag.

“Shpresojmë që do të ketë ekstradime të tjera”, shtoi ministri turk.

Suedia të premten ekstradoi Mahmut Tat, i cili kërkohej nga Ankaraja për shkak se është pjesë e PPK-së, grup që është i listuar si terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.

Tat, që është dënuar me mbi gjashtë vjet burgim nga një gjykatë turke, u largua për në Suedi më 2015, por i ishte refuzuar kërkesa për azil nga autoritetet suedeze.

Ai u arrestua nga policia turke pasi arriti në aeroportin e Stambollit dhe u dërgua në burg. /euronews

Related posts

Japonia: Raketa që testuan verikoreanët pati kapacitet për të arritur në tokën e SHBA-së

admin

Tërmeti në Afganistan: Spitalet nuk përballojnë dot ndihmën ndaj të mbijetuarve

admin

​Një tjetër barrikadë ngrihet në drejtim të Zveçanit

admin